“…Ju brekë grisurit, vlerësoni më shumë një grusht misër, se sa kokën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno
Fakti që në hyrje të parkut natyror të Karavastasë në Divjakë, u vendos një “ARKË FINANCIARE” për mbledhjen e parave për çdo automjet dhe person, tregon qartë se në çdo atraksion turistik, natyror, apo qoftë dhe shërbim natyror, shqiptarët duhet të paguajnë.
Çdo shërbim në këtë vend, është i kapur me qesen e parave.
Tani po kapet edhe natyra. Ku fillimisht barrierat financiare ngrihen nga shteti dhe pas ca vitesh, ky shërbim do i kalojë me konçesion privatit.
Sot ajo që po ndodh në Lushnjë është e paimagjinueshme pë rata banorë që jetojnë në zonë dhe jetën e tyre e kanë të lidhur me lagunën. Ne që shkojmë ndonjë fundjavë në Divjakë, e shikojmë nga larg.
Por nëse ai tra financiar vihet aty, shumë pak nga ne nuk do e shikojë Karavastanë dhe shumë më pak nga banorët nuk do hyjë në lagunë dhe në pyllin e dendur me pisha.
Kjo praktikë, nisi dy vite më parë në Lagunën e Vaimit-Kune në Lezhë, ku për çdo makinë që hyn në Lagunë paguhen 2 mijë lekë të vjetra. Dhe për çdo person që hyn, duhet të paguhen 500 lekë të vjetra.
Ky arkëtim është shtrirë në zonën e Mbrojtur të Dajtit, dhe Syri i Kaltër. Por së fundi, në rradhën e katërt për tu futur në listë pagesë, është Zona e Mbrojtur e Karavastasë në Divjakë.
Problemi është se arkëtimi në lagunën e Vaimit-Kune, pagesat kryhen me biletari manuale dhe jo të printuara nga sistemi elektronik.
Çfarë jepen në dorë gëlltitet në xhepin e punonjësve të arkës, dhe ajo që deklarohet në shtet është një shumë e vogël financiare sa për të ezauruar gjënë.
Por fakti që atraksionet natyrore janë kthyer në biznes, mos u çudisni nesër që në Valbonë, Theth, Dardhë, Tushemisht, Nartë, Llogara, Velipojë e shumë vende të bukura ti vihet trari dhe kasa fiskale.
Dhe sërisht mos u çudisni kur dhe rrezet e diellit dhe oksigjeni natyror të kthet me lekë. Rrugët ku ne sot po kalojmë dhe në vijim do kalojnë fëmijët tanë, do kthehen me lekë.
Praktika ka nisur me Kalimashin, po vazhdon me diku tjetër dhe mandej do shtrihet me Fier-Vlorë, Tiranë-Elbasan.
Dhe ajo që po ndodh sot në Lushnjë, është trasheja kryesore e ngritjes dhe zgjerimit të këtij biznesi. Sot po e vuajnë banorët dhe fshatarët e Divjakës, por nesër do shkojë laku i litarit tek Vlonjatët, Tropojanët e gjetkë tutje.
Sot ministria Mirela Kombaro, po lëviz gurët e tespieve të personazhit artistik “Lam Shllapi” në Divjakë. Por shikoni trajektoren e lëvizjes së gurëve të tespieve, që sa vjen e po ritet. E njëherësh po ritet edhe tensioni në Divjakë.
Dhe siç tha dhe Lam Shllapi atë shprehjen:
“…hej ju brekë grisurit, vlerësoni më shumë një grusht misër, se sa kokën…”, ku dihet se ç’mund të ndodhi deri në ditën në vijim në këtë postobllok financiar.
Jo se Divjaka i dha provat, para pak ditësh me kryetarin e bashkisë së qytetit. Edhe kasaphana e 1997 nga Lushnja e nisi rrugëtimin.
Dhe më e dhimbshmja është fakti se këtu, institucionet kanë rënë. Funksionojnë në formë letargjie, dembelizmi dhe as e çajnë kokën nga njëri institucion në tjerin.
Shqiptarët duhet të paguajnë, njësoj si kur të ishin të huaj në këtë tokë të bekuar.
Dhe kjo metodikë, paguaj kudo ku të shkosh, po z’braz çdo ditë e më tepër vendin nga njerëzit.
Shqiptarët i kanë bërë llogaritë dhe shumë prej tyre, kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke paguar më mirë në vend të huaj se sa në vendin e tyre, në Shqipëri.
Këtu do ngelet vetëm kasta e administratës publike, oligarkët, paria kriminale që shpesh herë, kur ndërsehen me njëri-tjetrin, krijojnë firot mes rradhëve të burimeve njerëzore të tyre.
Gjyqtarë e prokurorë, që janë bërë njësh me sistemin dhe s’kanë tope të godasin, por vetëm ti mbarojnë punë politikës.
por sipas ligjit natyror të xhunglës, kur diçka rrallohet fillon dhe ngushtohet laku dhe nepsi për të ngrënë fillon të ritet. Dhe kur s’ka më çfarë se të marësh, ose do shpikësh veprime artificiale për të fituar, ose do vdesësh.
Në të dyja format e ekuacionit, barazimi në fund të del LUFTË.
Edhe ylli demokrat Lulzim Basha, që sapo nisi luftën iku u vra që në sulmin e parë.

Lexo edhe :  Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV