Lame në Vlorë: Sekuestrimi ndëshkon ndërtuesin e papërgjegjshëm, jo qytetarin blerës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Vlorë në vijim të procesit të legalizimit të pallateve të braktisur nga ndërtuesit. Lame në krye të takimit është ndalur tek Vendimi i Qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve apo katet pa leje. “Ju e keni ndjekur kohët e fundit VKM që ka nxjerrë Qeveria për sekuestrimin e objekteve që kanë që kanë shkelur lejen e ndërtimit dhe kanë ndërtuar kate pa leje. Natyrisht që qëllimi i këtij vendimi është që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto pallate dhe fakti i sotëm që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve e braktisura nga ndërtuesi, është një shembull që tregon një ndarje të qartë mes hallit të qytetarëve që kanë blerë një apartament apo njësi shërbimi dhe qejfit të tyre që kanë shkelur lejet dhe që duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë”, tha Lame. Gjatë takimit u vu sërish në dukje problematika bazë e këtyre rasteve që kërkon që kush ka një apartament në një pallat të braktisur, duhet të bëhet bashkë me banorët e tjerë për t’i dhënë fund pasigurisë së pronës. Kjo mundësohet përmes zgjedhjes së një administratori, i cili është ai që ndërmjetëson mes banorëve dhe zyrave të Kadastrës.

Pallati ku u dhanë Vendimet e Legalizimeve është ndërtuar në vitin 2007 dhe ka 35 njësi banimi dhe shërbimi. Të gjithë ata që kanë marrë këtë vendim, pas 30 ditëve duhet të aplikojnë në e-Albania për tu pajisur me certifikatë pronësie.

Qytetet që e kanë më të theksuar këtë problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda.

Ne rastin e Vlorës, problematika rëndohet edhe prej faktit të mungesës së administratorëve të pallateve, të cilët duhet të grumbullojnë dokumentacionin fillestar të nevojshëm për procesin.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV