Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në publik gjatë lëshimit të raketës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj. Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të vendit.

Ata u panë të kapur dorë për dore teksa bisedonin me njëri-tjetrin në inagurim ndërsa fotot u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA. Paraqitja publike e Chu-ae është e rëndësishme, tha Michael Madden, një ekspert i Koresë së Veriut nga Qendra Stimson në Uashington. Ai tha se kjo mund të jetë mënyra e zotit Kim për të treguar “se gjenerata e katërt e pasardhësve të pushtetit do të vijë përmes linjës sime të gjakut”.

Koreja e Veriut nuk ka njoftuar kurrë se kush do ta pasonte zotin Kim në rast se ai është i paaftë dhe pak detaje dihen për fëmijët e tij të vegjël. Analistët kishin spekuluar se motra e tij dhe besnikët e tij mund të formonin një regjencë derisa një pasardhës të jetë mjaft i vjetër për të marrë detyrën. Nisja e raketës e së premtes shton një vit rekord për programin raketor të Koresë së Veriut, pasi rifilloi testimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) për herë të parë që nga viti 2017.

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV