“Një Botëror pa Benzemanë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi zyrtarisht në ditën e nisjes së Kupës së Botës. Ndeshja Katar-Ekuador është sfida e cila hap këtë kompeticion të lavdishëm.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport ia kushton faqen e parë Kupës së Botës: “Gjithë florinjtë e botës. Turneu hapet me sfidën Katar-Ekuador dhe mbyllet një javë para Krishtlindjeve.

Corriere dello Sport hapet në lidhje me sondazhet se kush e fiton Kupën e Botës: “Ne jemi Argjentina”. 30% e lexuesve kanë zgjedhur Messin, Di Marian, Dybala dhe Lautaron, si fitues të trofeut të lavdishëm.

Tuttosport si zakonisht hapet me Juventusin: “Një Kupë Bote e çmendur për Vlahovic”. Deliri i dedikohet sulmuesit serb, pas super paraqitjes së tij në ndeshjen miqësore kundër Bahreinit.

“Një Botëror pa Benzemanë” është titulli i madrilenes AS. Sulmuesi francez nuk ia doli të rikuperohej nga dëmtimi dhe tani është zyrtarisht jashtë Kupës së Botës. Një zhgënjim i madh ky për yllin e Real Madrid, i cili po e priste me padurim këtë rrugëtim.

Prestigjiozja Marca hapet me një titull interesant: “Më 18 dhjetor mos bëni plane”. Kupa e Botës në Katar nis me 32 ekipe në kërkim të një ëndrre. Sot Katar-Ekuador në orën 17:00 është sfida hapëse.

Të fundit

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi nga Shqipëria. Etapa e fundit...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Lajme të tjera

Web TV