Ftoi në Botëror dhëndrin e tij, Luis Enrique: “Nëse nuk e ftoj, vajza ime më heq kokën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka dhënë një deklaratë tejet interesante dhe qesharake.

Ish-tekniku i Barcelonës dhe Romës ka bërë shaka duke thënë se e ka patjetër të ftojë Ferran Torresin, pasi në të kundërtën do të ketë punë me vajzën e tij.

22-vjeçari njoftoi lidhjen e tij me vajzën e Enriques, Sira Martinez në fillim të këtij viti, përpara se të transferohej nga Manchester City te Barcelona.

Enrique u pyet se cilin lojtar e vendos të parin në formacion, derisa ai me shaka u përgjigj se Ferran Torres.

“Kjo pyetje është shumë e lehtë. Është Ferran Torres, përndryshe vajza ime do të vijë pas meje dhe do të më heqë kokën”, deklaroi Enrique duke qeshur.

Ndërkohë vet sulmuesi i Barcelonës foli për lidhjen që ka me bukuroshen katalunase dhe trajnerin Luis Enrique.

“Mendoj se unë dhe trajneri dimë të dallojmë kur është familja dhe kur jemi trajner dhe lojtar”, tha Torres.

Deklarata e Enriques është bërë virale dhe është shpërndarë gjithkah, por ishte një shaka e bukur nga trajneri i Barcelonës.

Kujtojmë që Enrique edhe më parë e ka pasur Torresin një nga lojtarët e preferuar të tij, ende pa filluar lidhja e sulmuesit me vajzën e tij.

Anësori spanjoll ka bërë debutimin në Kombëtaren A të Spanjës pikërisht nën urdhrat e Luis Enriques më 3 shtator të vitit 2020 me 20 vite.

Torres deri më tani ka zhvilluar 31 ndeshje me Spanjën ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.Ferran Torres uploads pic with Luis Enrique daughter: why and what it has  to do with Aguero - Football | Tribuna.com

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV