Ka edhe kështu! Kryebashkiakut socialist i heqin patentën, shkelje përtej limiteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket si e pabesueshme por një kryebashkiaku socialist i është hequr patenta për shkak të shkeljeve gjatë qarkullimit me makinë në rrugë.

Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili shprehet se prej një muaji është pa patentë.

“Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik”, tha Ndreu në emisionin “Aldo Morngin Show” duke theksuar se “shkelja ishte përtej limitit të tolerancës”.

Ai shprehet se policia mund të jetë tolerante, por kjo varet edhe nga vendi se ku ndodh shkelja. Megjithatë ai ka thënë se në një moment të gjithë bëhemi shkelës.

“Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare. Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa  ekstreme në këto raste, por në  përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence, Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth. Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne  të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë”, u shpreh Ndreu.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV