Moti i keq/ Përmbytje masive, zhduken babë e bir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq me reshje të dendura shiu përgjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar përmbytje masive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Dy persona, babë e bir, rezultojnë të zhdukur në Malësi të Madhe, pasi makinën e tyre e rrëmbeu uji. Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile në terren për të monituruar situatën e rëndë. Opozita akuzon qeverinë për keqmenaxhim.

Shqipëria është përfshirë dje nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkatuar pasoja të rënda. Viktimat e para janë regjistruar në zonën e veriut të vendit. Moti i keq ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në Malësinë e Madhe. Një makinë, me të cilën po udhëtonin babai me dy fëmijët, është marrë nga rrjedha e ujit e përroi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Policia ka bërë me dije se vajza, e ndihmuar edhe nga një prej banorëve të zonës, ka mundur të dalë nga makina, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po vijojnë kërkimet për babë e bir, të cilët dyshohet se janë marrë nga rrjedha e ujit. Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Pasi policia është vënë në lëvizje nga familjarët, të cilët kishin humbur kontaktin me fëmijët dhe babain e tyre, kanë dalë në terren për të bërë kërkimet. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza). Në vendngjarje ndodhen palombarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”, njofton policia. Për situatën e rëndë kryesisht në Veri të vendit janë angazhuar një numër i madh punonjësish të policisë dhe ushtrisë, por situate vijon të jetë tepër e rëndë, ku vetëm në Shkodër janë mbi 1000 hektarë tokë e përbytur dhe disa banesa. Gjendja është pëkeqësuar edhe në Lezhë gjatë mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë problem kryesor është kaskada e Lumit Drin ku për shkak te reshjeve të dendura është dashur hapja e portave të Hidrocentraleve e cila ka shkaktuar përbyrje më të mëdha. Për këtë situatë opozita ka reaguar duke bërë përgjegjëse qeverinë, që sipas saj nuk e ka menaxhuar situatën, ndonëse shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar predi disa ditësh për reshjet e dendura të shiut. Në Jug të vendit disa rrugë rurale janë të pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dherave, ndërsa edhe në qytetin e Gjirokastrës ka rrëzik të vërshimit të ujrave në zonën e Viroit. Lumi Vjosë është ka shtuar kapacitetin, por ende nuk janë në situatën e përbyrjeve.

Reagimi i Ballukut

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka treguar situatën në akset rrugore si pasojë e reshjeve të shiut. Problematikat janë më të mëdha në veri, kryesisht Tamarë e Vermosh pasi ka pasur dalje të Përrenjve. “Stuhitë kanë shkulur sinjalistikat rrugore dhe kanë krijuar probleme me pemë e gurë të rënë. Situata më e rënduar është në veri por është paraqitur e vështirë edhe në Vlorë e Durrës dhe Elbasan. Valbona dhe Shala kanë sjellë problematikën më të madhe ndërsa në Fierzë ku prisnim të kishte më shumë reshje, atje ishin me intensitet mesatar. Akset rrugore janë të gjitha të hapura. Edhe në aeroportin e Rinasit kishte rrufe të vazhdueshme dhe e gjthë ultësira perëndimore ka pasur stuhi dhe erë. Ndërsa veriu ka pasur shi me intensitet të lartë ose të mesëm. Në aeroportin e Rinasit ka pasur disa devijime për të ruajtur avionët dhe pasagjerët nga rrufetë. Disa fluturime janë kthyer në aeroporte të tjerë ku ka pasur mot të qëndrueshëm. Parashikohet të ketë përmirësim të motit. Sa i përket energjisë, na duhen shira sidomos në Fierzë. Ne do jemi në gatishmëri të plotë. Shpresojmë të ketë reshje të konsiderueshme në pjesën veriore ku kemi të përqendruar hidrocentralet për energjinë”, tha Balluku.

Lexo edhe :  Rrëzimi i kërkesës për shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”,zbardhet vendimi për Berishën

Begaj thirrje institucioneve: Tregoni përgjegjësi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit për shkak të motit të keq. Kreu i shtetit kërkon nga institucionet përgjegjëse që të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi. “Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan Begaj.

PD: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte që do binte shi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka bërë një deklarata nga selia blu në lidhje me situatën e përmbytjeve në disa qytete të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Bozdo u shpreh se kur bie shi qeveria i lë qytetarët në dorë të zotit ndërsa shton se pasuria publike e çdo shqiptari po shkon dëm për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit nga ana e qeverisë. “Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori. KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin. Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje. Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mëh energji, me çmim mesatar 223 euro për Më. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Më energji me çmim mesatar 200 euro për Më. Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Humbjet janë shumë më të mëdha”, deklaroi ai.

 

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV