10 përfitime dhe 10 dyshime për projektin e Portit të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

2.1 miliardë Euro investim në 800 mijë metra katrorë në portin aktual të Durrësit. Për 7 vjet ndërtohet porti i ri në Porto Romano dhe për 20 vjet ndërtohet “Marina dhe Jahtet e Durrësit”. Cilat janë 10 përfitimet dhe 10 dyshimet për projektin ku do investojë multimiliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe Mohamed Alabbar?

Nga ROLAND QAFOKU

Duhet të jesh doemos partizan për të qenë pjesë e megadebatit për megaprojektin e portit të Durrësit: Ose të jesh pro me të dyja duart për ndërtimin e tij dhe bërtasësh se mbërriti mrekullia, ose të jesh kundër ndërtimit të tij e ta cilësosh projekt kriminal personal i Edi Ramës. Të paktën deri më sot ata që flasin, debatojë dhe diskutojnë janë ekstremistë politikë që replikojnë për këtë projekt siç debatojnë për çdo gjë po në politikë për të cilën qeveria e mbështet me forcë ndërsa opozita e kundërshton po me aq forcë. Në fakt, ky ka qenë një lloj rregulli në këto 32 vjet në Shqipëri. Nuk bëjnë përjashtim as socialistët e as demokratët. Ende janë të freskëta kundërshtimet që Partia Socialiste në opozitë bënte nga viti 2006 deri në vitin 2010 për ndërtimin e Rrugës së Kombit nga Durrësit në Morinë. Nuk la gur pa lëvizur për të dhënë një tablo që jo vetëm projekti ishte pa vlerë por që qeveria e Sali Berishës do grabiste paratë e shqiptarëve nëpërmjet buxhetit të shtetit. Sa qesharake duket sot kur kujtojmë se disa deputetë të PS që kritikonin deri faktin përse rruga ishte me katër korsi. Ende janë të freskëta gjithashtu edhe fakti tjetër që sapo erdhi në pushtet PD Berisha urdhëroi dhe shkatërroi mbikalimin në Zogun e Zi që ishte afër përfundimit me arsyetimin se ai projekt nuk vlente dhe se kryetari i Bashkisë së asaj kohe Edi Rama e kishte ndërtuar pa leje dhe akoma më tej, se ai kishte vjedhur paratë e banorëve të kryeqytetit. Vimë te projekti i ri i portit të Durrësit. Jam munduar kësaj kohe të informohem sa më saktë, pa asnjë anësi dhe me prirjen se Shqipërisë i mungojnë veprat e denja infrastrukturore por një gjë e tillë të kryhet përmes transparencës dhe mbështetur në ligje të rrepta. Modestisht mendoj dhe besoj se për këtë projekt janë 10 përfitime dhe njëkohësisht 10 hije dyshimi nëse ai ndërtohet. Nëse vihen në balancë këto fakte dhe argumente, besoj se Shqipëria mund të përfitojë dhe sigurojë një investim që i shërben të gjithëve. Por e gjithë kjo duhet të kalojë përmes transparencës ndaj publikut, një rreptësisë së ligjeve të shtetit dhe larg interesave personalë dhe korruptivë. Në këtë mënyrë, çdokush mund të kuptojë se çfarë është ky projekt dhe nëse duhet të zbatohet.

10 PËRFITIME PËR PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT

  1. Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit” në portin ekzistues, e fut këtë qytet dhe gjithë Shqipërinë për herë të parë në hartën turizmit elitar evropian dhe botëror. Deri më sot duhet të themi se bukuritë natyrore të bregdetit shqiptar janë të fragmentarizuara në aspektin turistik infrastrukturor dhe pa ndonjë cilësi mbresëlënëse. Zbatimi i këtij projekti do zëvendësonte turistët e varfër me turisët e pasur dhe Durrësi dhe Shqipëria do bëhen destinacion i miliarderëve dhe atyre që harxhojnë miliona dhe jo turistëve që ushqehen me blerje ushqimesh në supermarket dhe kapin me çmim të lirë ndonjë hotel me tre yje.
  2. Ky projekt kap shifrën 2.1 miliardë Euro që do të thotë që është investimi më i madh i huaj, por edhe më i madhi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Është një shifër mjaft joshëse që pritet të sjellë ndryshime dhe përfitime në aspektin e zhvillimit por edhe të rritjes ekonomike dhe të punësimit. Për ta kuptuar këtë shifër, mjafton të krahasojmë se investimi i dytë më i madh në Shqipëri kap shifrën 450 milionë Eurove.
  3. Ky projekt do ta kthejë Shqipërinë si një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe sëbashku me portin e ri në Porto Romano do përbëjnë një kompleks të plotësuar të Shqipërisë për mallra, pasagjerë dhe turizmin elitar. Ambicja është që me realizimin e këtij projekti, Shqipëria të ketë portin më i madh në Mesdhe në shërbim të turizmit. Kjo do të rrisë kapacitet e Shqipërisë dhe Durrësi pritet të shndërrohet në portin kryesor në Ballkan. Aktualisht në Greqi por edhe gjetkë po e shikojnë si një problem për ta nëse ky projekt realizohet. Dhe kjo sigurisht nuk është pak.
  4. Vetëm nga tatimet shteti shqiptar do të përfitojë të ardhura që shkojnë në shifrën 1 miliardë e 69 milionë Euro. Kjo shifër do përfitohet nga tatimi 15 për qind nga biznesplani, 20 për qind nga TVSH, 20 për qind nga ndërhyrjet në infrastrukturën lidhëse, tatimet mbi të ardhurat e të punësuarëve, kontribute sociale nga punëdhënësi dhe kontribute shëndetësore nga punëdhënësi. Kjo shumë në 20 vjet do hyjë në buxhetin e shtetit dhe do jetë një ndihmë e jashtëzakoshme për ekonominë shqiptare që është realisht në një krizë të thellë.
  5. Projekti ka në vetevëte një kompleks në përbërje të vet 12 mijë njësi apartamente, dhoma hotelerike, njësi shërbimi, parkingje. Është një sipërfaqe 800 mijë metra katrorë e shfrytëzuar cilësisht që do ta kthejë të gjithë zonën në një oaz cilësie dhe luksi nga më mirët në rajon dhe me gjerë. Kurrë Shqipëria nuk ka parë dhe nuk ka për të patur një projekt që të konkurojë dhe garojë me vende të tjera.
  6. Nag një port që sot pret anije mallrash, anije tregtare, anije kontenierësh, në ngarkim dhe shkarkim me vinça, gjithçka do të shndërrohet në një port që pret jahte, superjahte dhe me një infrastrukturë të nivelit të lartë në të gjitha aspektet.
  7. Për herë të parë do kemi në Shqipëri një klientelë ndërkombëtare për të qenë blerës në këtë megaprojekt. Ky është sigurisht një lajm i mirë ku të pasur në Evropë dhe jo vetëm do bëhën pjesë e blerjeve në këtë projekt që në një farë mënyre do vajisin dhe grasatojnë ekonominë në krizë të vendit.
  8. Me këtë projekt Shqipëria futet në hartën e atyre investitorëve si Mohamed Alabbar që vlerësohet si një nga më të pasurit në Botë. Ai është pronar dhe investitor i shumë projeteve gjigande duke përfshirë edhe atij në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kompania e tij “Emaar Properties” është jo vetëm një nga kopmanitë më të mëdha në botë por ëhstë realizuese e një sërë prjektesh si portin e Dubait, kulla më e lartë në botë “Bujr Khalifa” 829.8 metra e lartë dhe e qendrës tregtare të dytë më të madhe në botë Dubai Mall. 66-vjeçari i lindur në Dubai dhe i diplomuar në Ëashington në “Seattle University” vlerësohet si një njerëzit më të pasur në botë.
  9. Ajo që shikoket si me rëndësi sekondare pas projektit të Portit të Durrësit është se Mohamed Alabbar do investojë edhe në zona të tjera me interes strategjik si në Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Ksamil dhe Përmet. Kjo do ti japë turizmit shqiptar jo vetëm zhvillim por edhe cilësi që nuk e ka patur kurrë.
  10. Projekti i Portit të Durrësit do ketë një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë shqiptare. Ai do të gjallërojë ekonominë e vendit dhe në krizën që po kalon vendi është një mundësi reale e madhe për ta nxjerrë vendin nga situata ku ndodhet.
  • HIJE DYSHIMI PËR PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT
  1. Qeveria duhet të ishte shumë më shumë transparente për të dhënë çdo detaj lidhur me këtë projekt. Nga nisja e ditës së parë të diskutimeve dhe debateve vëmë re se dalin shpesh detaje të reja, pjesë nga projekti apo nga draftkontrata. Do ishte shumë më e mirë që institucionet qeveritare, përfaqësuesit e tyre të kishin dhënë fillimisht për publikun projektin e plotë dhe më pas të niste mbrojtja e argumenteve. Ndërkohë që ka ndodhur e kundërta. Përveç ndonjë prezantimi të kryeministrit nuk kemi patur paraqitje të detajuar publike. Në të gjithë këtë histori me shumë diskutime dhe debate mungojnë sqarimet dhe shpjegimet e specialistëve të mirëfillitë. Janë dhe duhet të jenë vetëm ata që duhet të flasin të diskutojnë dhe debatojnë si përfaqësues të institucioneve te qeverisë. Ndërkohë kemi parë se me moton “ç’më duhet mua”, “unë nuk flas”, “nuk është puna ime”, ata pothuajse mungojnë të gjithë. Dhe ne shikojmë si pjesë debatit janë vetëm politikanët të cilët janë ekstremisht larg njëri-tjetrit ose disa gazetarë që janë zgjatime të tyre. Kjo ka sjellë një situatë gati kaotike dhe jo shumë të qartë. Rrjedhimisht, në vend që të kishim debate mes profesionistëve, kemi “përleshje” mes politikanëve ku njëra palë e mbron dhe tjetra e hedh poshtë, e gjitha kjo politikisht.
  2. Ka një pyetje thelbësore në të gjithë këtë megaprojekt: Sa siguri dhe garanci jep qeveria që porti i jahvete sëbashku me kompleksin përreth janë një investim i duhur, i domosdoshëm dhe që funksionimi i tij do të sjellë ndryshime pozitive në atë zonë dhe për Shqipërinë?
  3. Sa garanci jep qeveria që aktualisht por edhe pas realizimit të tij, ky projekt kthehet në një vend ku të investohen paratë e krimit të organizuar? Një projekt luksi përherë duhet të parë me dyshim në këtë drejtim. Por a ka qeveria filtra dhe penguesë ligjorë që të stopojë tendencën dhe synime që organizatat kriminale të bëhen pjesë e këtij megaprojekti duke investuar paratë aty? Marrja e nënshtetësisë shqiptare të atyre që do blejnë aty sigurisht që është tërheqje, por sa garanci jepet në këtë drejtim për të mos penetruar mafiozë dhe personazhe të krimit të organizuar botëror?
  4. A është normale që një port i vjetër sa vetë qyteti, pra me jetëgjatësi gati 3 mijë-vjeçare papritur të zhduket nga gjeografia dhe historia duke e zhvendosur në një vend tjetër? A e justifikon këtë zhdukje projekti i ri? A kemi një studim financiar të diferencave të përfitimeve mes projektit të ri dhe portit ekzistues? A është normale që nga një port tregtar dhe pasagjerësh të shndërrohet në një port luksi për jahte pikërisht në qendër të qytetit?
  5. Përse në të gjithë këtë projekt të mos ketë një garë ndërkombëtare? Përse është pëjashtuar kjo garë dhe përse janë përjashtuar edhe firma të huaja nga Evropa që mund të investonin aty?
  6. A është normale që pasi janë hedhur miliona dhe miliarda lekë për rikonstruksionin e portit aktual të Durrësit gjithçka të bëhet nul. Të dhënat janë që ende ky port është në proces shlyerjeje kredish që ka marrë për rikonstruksionin, për zgjerimin dhe për rehabilitimin e tij. A është normale që kur ai është ende në proces, ai të zhduket?
  7. A është normale që porti i ri tregtar dhe i pasagjerëve të ndërtohet në Porto Romano? Sa garanci jepet që ndërtimi i portit të ri të arrijë kapacitete e portit ekzistues dhe se i gjithë ndërtimi i tij të marrë deri në 7 vjet? A mund të arrihet që porti i ri të zëvendësojë denjësisht portin e vjetër? Mos vallë ne po ndërtojmë një vepër të bukur si porti e jahteve dhe por po humbasim një port të bukur ekzistues dhe nuk po e zëvendësojmë atë? Në listën e ndërmarrjeve dhe institucioneve të shtetit shqiptar të ardhurat që vijnë nga porti i Durrësit janë të konsiderueshme. A kemi ne një parashikim se çfarë vlerë përfitimesh do ketë porti i ri në krahasim me portin e vjetër?
  8. Përse Mohamed Alabbar ka themeluar posaçërisht për këtë projekt një kompani të re në Shqipëri me emrin “Symphony Global Holding”? Përse ai nuk investoi paratë e tij direkt nga firma e njohur “Amar Poproperty” apo “Eagle Hills Property” por nga zinxhiri derivate i tyre dhe nuk do ngjallte ndyshime ndërkohë që ka krijuar një kompani të re posaçërisht për këtë projekt?
  9. Në plan projektin financiar shkruhet se kompania e Alabbar “Eagle Hills” ka vetëm 10 mijë lekë të reja si investitor strategjik në projektin e Portit të Durrësit. Ky është një fakt që hedh shumë hije dyshimi. Të gjithë ata që sqarojnë ndjehen në siklet derisa Alabbar nuk ka aty shifrën e investimit. Vetëm sipas statusit të investitorit stradegjik në Shqipëri duhet të kishte 210 milionë Euro. Atëherë përse kemi një shifër qesharake?
  10. Përse ekziston një skemë e këtij investuesi në të cilën hidhen dyshime për kompani guaska off shore dhe që në fakt duhet të ishin kompani reale? Përse pjesë e kompanisë së krijuar enkas për portin e Durrësit janë pjesë deri familjarët e Mohamed Alabbar që të kujtojnë stilet shqiptare që vendosin emrat e familjarëve në biznese që nuk ekzistojnë?

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV