Përdhunoi vajzën e shokut, Gjykata lë në burg Astrit Terollin! Procedohet edhe babai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ‘arrest me burg’ Astrit Terollin, 55-vjeçarin që përdhunoi vajzën 12-vjeçare të mikut të tij.

Ky vendim do të jetë deri në përfundim të hetimeve ku do të jepet edhe vendimi përfundimtar ndaj Terollit.

Mësohet se Terolli e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij. Vajza kishte shkuar të qëndronte tek shtëpia e Terollit pasi një nga fëmijët e kësaj familjeje ndodhet në spital në koma. Por kjo nuk i ka bindur togat e zeza pasi dhe në akt-ekspertizë bëhet me dije 12-vjeçarja është dhunuar. Denoncimin në Polici e ka bërë vajza bashkë me familjarët e saj. Gjithashtu edhe babai i vajzës po procedohet në gjendje të lirë.

Pasi ka mësuar për ngjarjen ai është larguar nga banesa, e ka shkuar ka gjetur 55-vjeçarin e më pas e ka goditur dhe dhunuar atë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë.

Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas është larguar nga banesa. Kur prindërit e të miturës kanë shkuar në shtëpi ajo u ka treguar çdo gjë që ndodhi dhe së bashku kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici. Pedofili 55-vjeçar tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV