Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Nuk jam optimist për takimin e Brukselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiq më 20 nëntor për televizionin Prva.

Vuçiq ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë.

“… duhet ta formoni Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe, duhet ta anuloni vendimin për targa”, tha Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi me Vuçiq mbahet të hënën.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro.

Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.

Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.

Lexo edhe :  Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Shumica e serbëve në veri kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e dy palëve mbeten larg./rel

Të fundit

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse...

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë...

Mitrovicë, lëshohet për qarkullim ura e re që lidh veriun dhe jugun

Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare si dhe pjesa e veriut me shumicë serbe tashmë kanë urën e tretë për lëvizjen e...

E ftoi Shqipëria, ai zgjodhi Kosovën! Agjenti shpjegon vendimin e Avdullahut

Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë....

“Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në “Amazonën shqiptare”

“Buna Fest” në Shkodër ishte festa që i ktheu vëmendjen e munguar prej vitesh lumit Buna, duke bërë bashkë banorët vendas, vizitorë e turistë...

Lajme të tjera

Web TV