Çantën plot me paund/ Policia kap “mat” në Rinas 26-vjeçaren që po kthehej nga Anglia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 15 000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit

Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, një ndër zërat më të...

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë. Ndërsa shpëtimi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Lajme të tjera

Web TV