Habit eksperti ushqimor/ Mishi i pulës në laborator është më i shijshëm sesa ai bio!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani thotë se thotë se mishi i pulës i krijuar në laborator është më i shijshëm sesa ai bio në natyrë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Sinani u shpreh se në laborator, mishit i hidhen të gjitha vitaminat, lëndës minerale dhe proteinat, që janë të nevojshme për organizmin e njeriut.

“Në vitin 2015 kanë filluar të bëhen provat e para në laboratoret për mishin, duke marrë nga muskujt e pulës, ose të mishit të gjallë, i dërgojnë në reaktorët bioaktiv ku pastaj bëhet mishi. E gjithë qeliza aty rritet, vetëm mishi dhe ky mish, ndryshe nga ai në natyrë, plotëson të gjitha ato që kërkohen për organizmin e njeriut.

Hidhen vitaminat, hidhen të gjitha lëndët minerale, proteinat, bëhen ashtu sipas kërkesës që ka konsumatori. Ndërsa, te pularitë në natyrë nuk i arrin dot këto, pularitë kanë edhe rrezikun e salmonelës dhe sëmundjeve të tjera. Kjo rregullon edhe shijen shumë të mirë të mishit, nuk mungon fare shija, bëhet më e shijshme. Detyra e parë është shija, që ta pëlqejnë njerëzit, më pas vijnë konsistencat, vijnë cilësitë që ka brenda dhe sesi do ta përdorësh”, theksoi ai.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vlerësuar se mishi i rritur në laborator i një kompanie në Kaliforni, është i sigurt për t’u ngrënë.

FDA e bëri njoftimin e saj fillestar para tregtimit “të një produkti të tillë të bërë nga qeliza të kultivuara të kafshëve”. Mishi i rritur në laborator,  i cili gjithashtu quhet mish i bazuar në qeliza, është mish i bërë duke përdorur qeliza shtazore.

 

Të fundit

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët...

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Lajme të tjera

Web TV