VIDEO/ Franca tregon “muskujt” dhe mposht me goleadë Australinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka shënuar një fitore me peshë ndaj Australisë me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së parë në grupin D për Kupën e Botës.

Kampionët aktual të botës, nuk e nisën ndeshjen mirë, pasi që pësuan që në start.

Zhvillohej minuta e nëntë, kur Craig Goodwin gjeti një hapësirë në mbrojtjen franceze duke pasuar te Mathew Leckie, i cili shënoi për 1-0 në portën e Hugo Loris.

Por nuk shkoi shumë dhe shifrat u barazuan në minutën e 27-të, kur Theo Hernandez harkoi bukur në zonë për të gjetur Adrien Rabiot që shënoi për 1-1.

Në minutën e 32-të, Franca mori epërsinë, ku Rabiot fitoi një top afër zonës dhe asistoi te Olivier Giroud i cili me portën bosh shënoi për 2-1.

Në kohën shtesë të dy skuadra kishin raste të shkëlqyera, kur fillimisht Kylian Mbappe humbi një rast të pastër me portën bosh për Francën, ndërsa pas një minute Jackson Irvine i Australisë goditi shtyllën.

Mbappe sërish humbi rast të mirë në minutën e 61-të, ndërsa pas tij Antoine Griezmann ishte pa fat pasi gjuajtja e tij u largua nga vija e portës.

Por në minutën e 68-të, Osumane Dembele harkoi bukur në zonë dhe topi u godit bukur me kokë nga Mbappe që shënoi për 3-1.

Pas tre minutash erdhi edhe goli i katërt për ‘Gjelat’, ku Mbappe kësaj radhe në autorin e asistuesit gjeti Giroud që shënoi për 4-1.

Në fundin e ndeshjes, Ibrahima Konate dhe Theo Hernandez kishin raste për të shënuar, por portieri australian Mathew Ryan ishte hero.

Franca merr tri pikët e para dhe kreun e grupit, ndërsa me nga një pikë janë Danimarka dhe Tunizia.

Lexo edhe :  Wayne Rooney kritikon sulmuesin Alexander Isak: “Po shkon në rrugën e gabuar”

https://youtu.be/GtjoONiiHYs

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV