VIDEO/ Tifozët e Arabisë Saudite tallen pas fitores ndaj Argjentinës dhe festojnë si CR7

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite mundi Argjentinën me rezultat 2-1 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për të shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kampionateve Botërore.

Pas ndeshjes sauditët bën një festë të madhe, pasi ishte një fitore e madhe për ta, pasi bën sensacion të madh duke mposhtur një nga përzgjedhjet më të mira në botë dhe një ndër favoritët.

Argjentinasit kaluan në avantazh me anë të Leo Messit nga penalltia në pjesën e parë, dhe në pjesën e dytë sauditët bënë një kthesë të madhe në vetëm katër minuta.

Në minutën e 49-të, Al-Shehri shënoi, ndërsa pas tij katër minuta më vonë Al Dawsari solli kthesën dhe fitoren me një eurogol.

Pas ndeshjes ka ndodhur një festë e paprecedentë e futbollistëve dhe tifozëve të Arabisë Saudite, e cila ka vazhduar jashtë stadiumit dhe sauditët kanë vendosur të imitojnë festën e famshme “Siuuu” të Cristiano Ronaldos.

Në këtë mënyrë u tallën me Messin dhe argjentinasit, pasi dihet se ai është një rival i madh me Ronaldon.

Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe siç pritej u bë hit në internet.

https://twitter.com/2022_QatarWC/status/1595053850616266752?s=20&t=UmD1JrPHgKDUUoL_btKFOA

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV