Kancelari gjerman thirrje Putinit: Betejën e ke të humbur, prano kushtet e Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kancelarin gjerman Olaf Scholz, beteja e Rusisë në Ukrainë është e humbur. Ai ka thënë se është e qartë presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të fitojë në fushën e betejës dhe bëri thirrje për negociata me kushtet e Ukrainës.

“Për këtë, apeli im për Putinin mbetet. Ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni të gjitha trupat tuaja nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me qeverinë ukrainase”, tha kancelari të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës së Qipro, Nicos Anastasiades.

Olaf Solz dënoi gjithashtu sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë si terrorizëm bombë kundër popullatës civile.

“Fakti që Rusia ka hedhur bombat e saj kundër infrastrukturës civile për javë të tëra është jo vetëm e patolerueshme, por edhe një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe tregon edhe një herë sa i pamëshirshëm është Vladimir Putin në luftë”, përfundoi ai.

Të fundit

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

Lajme të tjera

Web TV