“Messi, rënia e mbretit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Në fokusin e mediave sportive për ditën e sotme do të jetë humbja befasuese e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite. “Dhimbje koke” për Leo Messin me shokë, të cilët tani duhet të fitojnë dy ndeshjet e mbetura për të kaluar në fazën tjetër.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Messi, rënia e mbretit”, titullohet Gazzetta dello Sport. Hapësirë edhe për Olivier Giroud, i cili shënoi dopietë për Francën dhe barazon rekordin e Henry si golashënuesit më të mire në histori të kombëtares franceze.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 23/11/2022

Corriere dello Sport hapet me rrëzimin e kombëtares Albiceleste: “Baltë argjentinase”. Për Messin dhe shokët e tij, kualifikimi për në fazën tjetër tani është ndërlikuar.Prima Pagina Corriere dello Sport 23/11/2022

Tuttosport feston golat dhe asistimet e lojtarit të Juventusit Rabiot në fitoren e Francës ndaj Australisë në debutimin e tyre botëror: “Me Rabiot ju riktheheni”. Një paraqitje mjaft e mirë e mesfushorit të bardhezinjve në ktë ndeshje.Prima Pagina Tuttosport 23/11/2022

Është dita e Spanjës, e cila bën debutimin e saj në Kupën e Botës, dhe AS titullohet: “Pasioni i kuq”. Iberikët do të përballen me Kosta Rikën në orën 17:00, ndeshje e vleshme për grupin E.Prima Pagina AS 23/11/2022

“Përplasje” ka shkruar katalanasja Mundo Deportivo, e cila fokusohet tek humbja befasuese e Argjentinës.Prima Pagina Mundo Deportivo 23/11/2022

Prestigjiozja franceze, L’Equipe hapet me titullin: “Qielli blu”. Olivier Giroud, Mbappe dhe Rabiot gjunjëzojnë Australinë duke treguar forcën dhe klasin e tyre.Prima Pagina L'Equipe 23/11/2022