Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, raportohet për 46 të lënduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.

Lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona janë lënduar, thonë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë mësohet se janë hidhur nga ballkoni

Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parës.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

Kujtojmë se qyteti ku pati lëkundje gjatë natës, u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.

Ai pasoi një tërmet edhe më të madh muaj më parë në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17,000 dhe la ndërtesat në rajon në një gjendje të dobësuar.

Rreth 80% e ndërtesave të qytetit janë rindërtuar që nga tërmetet e vitit 1999, tha kryetari i bashkisë së qytetit për mediat lokale.

Të fundit

Xabi Alonso “karikon” Realin para sfidës me Al Hilal: Dua Botërorin për Klube

Xabi Alonso do të debutojë në krye të Real Madrid, të mërkurën, në Botërorin për Klube, ndaj Al Hilal...

Dasma e Soros, simbol i një epoke të mbyllur në vetvete

Nga Fejzo Subashi Dasma e Aleks Soros dhe Huma Abedin , e cila mori shumë vëmëndje në këtë fundjavë, nuk ishte thjesht një bashkim privat...

Vallja dhe kënga shqiptare ndezin festat konsullore në Lyon të Francës

Nga Mentor Hoxha, Francë Fundjava në Lyon të Francës shënoi fillimin dhe mbarimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij qyteti. Më...

U mposht thellë nga PSG, Simeone “kapet” me merkaton: Luis Enrique u fuqizua në janar

Atletiko Madrid u mposht me shifrat e thella 0-4 nga PSG-ja në ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve.  Në fund të sfidës, trajneri Diego Simeone, shprehu...

Rritje pagash pa moral

Nga ARTUR  AJAZI U bënë vite që në Shqipëri, drejtësia është në qendër tëreformave të mëdha. Në 12 vite të qeverisjes Rama, uinvestua shumë në...

Lajme të tjera

Web TV