Akuzat ndaj Kurtit pas marrëveshjes për targat/ Rama: S’jam dakord të sulmohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë pas sulmeve që iu bënë me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave. Kreu i qeverisë thotë se me arritjen e marrëveshjes, Albin Kurti është sjellë si një kryeministër duke i cilësuar si të padrejta akuzat që kanë mbërritur kundrejt tij.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, tha Rama.

Ky reagim vjen pasi opozita në Kosovë e kanë etiketuar Kurtin si “tradhtar”, e ndërsa jo më larg se sot, ai u godit me qershi nga Partia Socialdemokrate.

Pas më shumë se 6 orësh në negociata, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje, me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. Marrëveshja përmban ndalimin e lëshimit të targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës nga ana e Serbisë. Nga ana tjetër, Kosova do të ndërpresë ndalimin e automjeteve serbe në kufi duke mos i detyruar për të kryer riregjistrim të mjeteve. Marrëveshja është pritur mirë edhe nga Shtetet e Bashkuara, sipas të cilave, dakordësia shmangu përshkallëzimin e tensioneve.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV