Çudit Dashamir Shehi: E kemi bërë baltë, ja kush duhet të shkojë në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se rezultatet e reformës në drejtësi janë shumë pak e si pasojë ambienti është zhgënjyes.

“Po çfarë pret qytetari pas kaq vjetëve? Që me gjithë mend të dënohen ca, realisht,” – u shpreh Shehi në “Now me Erla Mëhillin”.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për zhgënjimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi dhe tek institucionet e drejtësisë.

Ai deklaroi se tashmë është bërë baltë, pasi theksoi se rezultatet e drejtësisë kanë qenë reletivisht të vogla.

“Drejtësia në një shtet nuk është vetëm drejtësia ligjore. Ka disa lloj drejtësish. Drejtësia e opinionit, material, ka 100 mijë drejtësi, por kjo është shkalla e fundit, superiore e të gjithë sistemeve të drejtësisë dhe ne që e kemi bërë baltë si gjithë pjesën tjetër të shtetit, kemi pritur që po ndodh me gjithë mend diçka. Se korrupsioni është aq i dukshëm, aq i madh, sa në qoftë se nuk kapen edhe tani, atëherë më fal po për çfarë po merremi? Kjo e ka bërë, pritshmëria e lartë dhe rezultatet relativisht të vogla kanë bërë që njerëzit të zhgënjehen”, u shpreh kreu i LZHK-së.

Shehi theksoi se njerëzit po presin që të paktën të vihen para përgjegjësisë disa ‘drunj të shtrembër’.

“Ne presim që kjo lloj drejtësie të bjerë disa gjëra. Ca ‘drunj të shtrembër’ të shkojnë të paguajnë një çmim për këtë që po ndodh sot. Kjo është e gjitha. Përsa kohë që nuk ka rezultate, niveli i sulmeve, i goditjes, i kritikës do jetë i lartë. Dhe në këtë mes do ketë edhe ekzagjerime, edhe fjalë të padrejta që jo të gjithë i meritojnë”, nënvizoi ai.

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV