“Një Spanjë brutale”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediat sportive italiane, faqet e para pushtohen nga ajo që ndodhi dje në Kupën e Botës mes Gjermanisë dhe Japonisë, jo vetëm në fushën e lojës, por sigurisht mbi të gjitha me imazhin tashmë ikonik të kombëtares gjermane me dorën mbi gojë.
Në mediat sportive spanjolle, sigurisht që fokusi kryesor është tek fitorja e thellë e Spanjës ndaj Kosta Rikës me rezultat 7-0.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

“Bota e çmendur”, titullohet La Gazzetta dello Sport me ngazëllimin e Asanos. Dhe më pas fotoja e Gjermanisë: “Gjermanët kundër FIFA-s me duart mbi gojë”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 24/11/2022

Corriere dello Sport hapet me titullin: “Kurrë mos thuaj Banzai”, e cila fokusohet tek goditja “vdekjeprurëse” nga Japonia që mahniti Gjermaninë.Prima Pagina Corriere dello Sport 24/11/2022

Tuttosport vendos si titull kryesor objektivat e Juventusit në merkato: “Sytë tek Singo dhe Maehle”, të cilët mund të jenë dy operacione të mundshme në janar. Hapësirë ka dhe për panzerat, duke I përshkruar me titullin kontravers: “Gjermania,gjesti dhe censura: “Nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut”.Prima Pagina Tuttosport 24/11/2022

Gazeta madrilene AS hapet me titullin: “Të ëndërrojmë”. Spanja bëhet sensacioni i Kupës së Botës pasi mposhti Kosta Rikën 7-0. Versioni më i mirë i tiki-takas është kthyer.Prima Pagina AS 24/11/2022

“Një Spanjë brutale” është titulli i prestigjiozes Marca. Debutim brilant dhe ekspozitë korale e ekipit të Luis Enrique.Prima Pagina Marca 24/11/2022

Në vend të këtyre, faqja e parë e L’Equipe është ikonë: “Një dashuri”, duke shpalosur në faqen e parë një përqafim plot emocion mes Mbappe dhe Griezmann.Prima Pagina L'Equipe 24/11/2022

Të fundit

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Lajme të tjera

Web TV