Sot seancë “e nxehtë” parlamentare, debat për marrëveshjen e Portit të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme parlamentare që pritet të nisë në orën 10:00 do të jetë e ‘nxehtë’ dhe e dominuar nga debatet e forta. Kështu deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thërritur në interpelancë kryeministrin e Edi Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Ndërkohë janë edhe 23 amendamente të depozituara në Kuvend nga PD. Amendamentet përbajnë propozime për heqjen e TVSH-së për produktete shportes, heqjen e akcizës së birrës apo dyfishim të fondit për ndihmën ekonomik.

Gjatë seancës së sotme pritet të miratohet dhe buxhetin i vitit 2023, paketa fiskale dhe marrëveshja për Portin e Durrësit. Marrëveshja për Portin e Durrësit është kundërshtuar fort nga opozita dhe pritet që ashtu si dhe javën e kaluar dhe ditën e sotme diskutimet dhe debatet të jenë të forta mes opozitës dhe mazhorancës për këtë çështje. Vetë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e djeshme se seanca e ditës së sotme do të jetë e fortë pasi opozita do kundërshtojë buxhetin e vitit 2023 dhe marrëveshjen për projektin e Portit të Durrësit.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime – jo më shumë se 6 orë.

(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

• Partia e Lirisë 10 minuta

• PSD 10 minuta

• Sali Berisha

• Albana Vokshi

• Edmond Spaho

• Flamur Noka

• Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV