Samiti i BE në Tiranë, Policia ndalon protestën e Berishës: Rrezikon sigurinë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka ndaluar organizimin e protestës së Sali Berishës më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ sic ai kishte paralajmëruar, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE. Sipas dokumentit të siguruara nga Shqiptarja.com organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Sipas dokumentit aktiviteti i opozitës mund të zhvillohet ne nje zone tjeter pertej perimietrit të sigurisë.

Në dokument policia i kthen përgjigje grupit të Berishës se në datën kur është njoftuar protesta në Bulevard do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Në konsultim me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Samit, duke respektuar parametrat e sigurisë të Bashkimit Evropian, është përcaktuar perimetri i sigurisë, si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshi sheshin “Nënë Tereza\

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me mugn “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, muga “Skerdilajd Llagami”. Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga ” Asim Zeneli, rruga “Themistokli

Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga ” Fatmir Haxhiu”,

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova””, thuhet në dokument.

Ndaj për këtë arsye policia thotë se zhvillimi i tubimit brenda këtij perimetri sigurie pengon zhvillimin normal të Samitit të sipërcituar dhe përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike. Ndalohet organizimi i protestës në këtë perimetër por është i lejuar në një vend tjetër.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimietrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes “a”, neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Per Tubimet”, neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, përfundon letra e Drejtues i Parë i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

Të fundit

“Dua që ai të trajtohet me dinjitet”/ ‘EU Reporter’ publikon letrën e nënës së Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO-së prej gati pesë muajsh...

Lista/ Dokumentet që nevojiten për pensionet me Italinë

Nga vërtetimi i punësimit te dëshmia për kryerjen e shërbimit ushtarak, bashkë me certifikatën familjare, kartën e identitetit, atë të shëndetit, dokumentacionin bankar apo...

U arrestua sot në Francë, kush është Paul Deda? Ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit shqiptar në Francë. Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi...

10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia , Tanja Porja në Dita Jonë,...

Bayern hedh sytë nga Liverpool, kërkon sulmuesin me vlerë 60 mln euro

Bayern po përgatit një ofertë për sulmuesin e Liverpool-it, Luis Diaz. Sky Deutschland raporton se Bayern e ka Diaz në listën e merkatos së...

Lajme të tjera

Web TV