Senegali mposht pa vështirësi Katarin dhe merr tre pikët e para në grup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e Senegalit ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Katarit në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Afrikanët kanë fituar pa shumë vështirësi ndaj organizuesve në ndeshjen e zhvilluar në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Senegalit, ku përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të me anë të Boulaye Dia, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e gjitha e barabartë, por përsëri afrikanët ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të nikoqirëve.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të me anë të Famara Diedhiou që shënoi për 2-0, ndërsa Mohammed Muntari (78’) ngushtoi shifrat në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste, por vetëm Bamba Dieng (84’) gjeti rrjetën duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Senegali e sheh veten në pozitën e tretë me tri pikë, po aq sa Holanda dhe Ekuadori, ndërsa Katari renditet i fundit në grupi pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, Senegali luan kundër Ekuadorit, ndërsa Katari luan ndaj Holandës.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV