Viktima të përmbytjeve, babë e bir në Shkodër përcillen në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjama e burrave e quajtur ndryshe “vallja e vdekjes”, riti më i vjetër i shqiptarëve i ruajtur prej 6000 vjetësh nga krahina e Dukagjinit u risoll në ceremoninë e lamtumirës për babë e bir Pjetër Rushaj dhe djalit të tij Jason, vetëm 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht mesditën e 20 nëntorit 2022 në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë nga uji në kohë e ndihmuar nga një banorë i zones. Ndërkohë që babë e bir u morën para nga rrjedha.

Pas 16 orë kërkimesh intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave të pajetë.

Të fundit

Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit...

Guardia Di Finanza publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çela, me vlerë rreth 4 milionë euro. Mediat italiane...

Braçe: Carlo Bollino sulmohet sepse është kontributori kryesor për median shqiptare

Prezantimi i Strategjisë Kombëtare kundër Dezinformimit në seancën plenare të Kuvendit, u përdor nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka për të sulmuar...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës për delet dhe dhitë në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive)...

1 kg kokainë në makinë! Karabinierët kapin mat shqiptarin dhe i vënë prangat

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një kilogramë kokainë. Sipas raportimeve në mediat italiane, operacioni...

Lajme të tjera

Web TV