Viktima të përmbytjeve, babë e bir në Shkodër përcillen në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjama e burrave e quajtur ndryshe “vallja e vdekjes”, riti më i vjetër i shqiptarëve i ruajtur prej 6000 vjetësh nga krahina e Dukagjinit u risoll në ceremoninë e lamtumirës për babë e bir Pjetër Rushaj dhe djalit të tij Jason, vetëm 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht mesditën e 20 nëntorit 2022 në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë nga uji në kohë e ndihmuar nga një banorë i zones. Ndërkohë që babë e bir u morën para nga rrjedha.

Pas 16 orë kërkimesh intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave të pajetë.

Të fundit

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare që merret me nxjerrjen e...

Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet....

Lajme të tjera

Web TV