Eksperimenti i të ftohtit, BBC: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy gradë.

Pas krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ajo u ul në 19 gradë. Gazetari i BBC-së, James Gallagher mori pjesë në një eksperiment në Universitetin e Uellsit të Jugut për të studiuar efektet që i ftohti ka në trupin e njeriut. Hulumtuesit i vendosën atij një mikrokamerë dhe ulën temperaturën deri në dhjetë gradë, duke monitoruar shenjat kryesore jetike. “Dhjetë gradë është temperatura mesatare në dimër për personat që nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre,” thotë profesor Damian Bailey.

“Duket e butë, por në fakt, është një sfidë e vërtetë fiziologjike,” shprehet ai. Temperatura në të cilën funksionon trupi i njeriut, është shumë më e lartë, 37 gradë dhe një diferencë e madhe termike konsiderohet e rëndë për organizmin. Gallagher filloi eksperimentin në një temperaturë prej 21 gradë, por kur ambienti zbriti në 18 gradë, ai filloi ta ndiente.

“Shkenca na thotë se 18 gradë është pika e kthesës ku trupi nis të punojë për të mbrojtur temperaturën e tij bazë”, shpjegon profesor Bailey. Një nga hiletë e organizmit është mbyllja e enëve të gjakut, për të mbajtur atë të ngrohtë në organet thelbësore për arsye mbijetese. Kjo është arsyeja perse ftohen shume duart e kembet. Presioni i gjakut ndërkohë rritet duke shtuar rrezikun për atak në zemër dhe në tru, ndersa goditet dhe sistemi imunitar.

“Më pak gjak arrin në tru, që do të thote më pak oksigjen dhe më pak glukozë, e kjo ka një ndikim negativ”, nenvizon Bailey.

“Testet tregojnë qartë se i ftohti është më vdekjeprurës se nxehtësia, ka më shumë vdekje nga të ftohtit sesa nga të nxehtit,” shton ai. Pa rroba të ngroha për ta mbuluar, gazetari i BBC arriti në qëndronte në 10 gradë Celsius vetëm për gjysmë ore.

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV