Porti i Durrësit/ Projekti kalon, akuzat mbeten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit në Parlament me 76 vota të mazhorancës të ligjit që i hap rrugë ndërtimit të kompleksit të madh turistik reaguan mediat në Arabinë Saudite të cilët e konsiderojnë si “Marinën më të madhe në Mesdhe”. Opozita vijon me akuzat duke lënë të hapur si dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ashtu edhe zhvillimin e protestave.

Një ditë pas kalimit në Parlament të projektit të Portit të Durrësit, ku do të ndërtohet kompleks I madh turistik kanë vijuar përplasjet, ku opozita ka akuzuar Ramën sit ë përfshirë në këtë aferë, ndërsa mediat në Arabinë Saudite i japin jehonë projektit duke e konsideruar sitmë të madhin në fushën e turzmit në Mesdhe. “Mohamed Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe”! Kështu e nis shkrimin e saj media arabe “Arabian Business” në një artikull shkruar për projektin e Portit të Durrësit, një ditë pas mazhoranca e votoi me votat e PS  në Kuvend. Në shkrim thuhet se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit. “Është një ndryshim i lojës, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë” ka deklaruar vetë Alabbar, shkruan “Arabian Business”. I njohur si “Durres Yachts and Marina”, po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”. “Do të akomodohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura dhe 170 dyqane po planifikohen gjithashtu”, thuhet në shkrim. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. “Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht një nga më të mirët”, u shpreh Alabbar.

Lexo edhe :  Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën

Rama nuk e voton, por e përshëndet

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin pro për miratimin Projektit të Portit të Durrësit. Ndonëse nuk mori pjesë në votimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit të zonës turisktike në Portin e Durrësit, kryeministri ka reaguar dje duke e cilësuar si një project të madh. Teksa e shoqëron me një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Rama publikon pamje bardh e zi nga porti i Durrësit dhe tregohen sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbjen e mjeteve të vdekura lundruese. Ai e quan portin aktual ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’, kreu i qeverisë tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit nga investimi i huaj. “Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama. Megjithatë, debate i shapër në Parlament është zvendosur dje në sallat e konferencave, ku ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson aferën më të madhe korruptive në vend. Sikurse pritej mazhoranca arriti të mbledhë të gjithë votat e nevojshme ku i vetmi që nuk mori pjesë në voting nga “blloku i majtë” ishte kryeministri Edi Rama. Pavarësisht këtij gjesti, ai ka qenë nismëtari i këtij projekti duke udhëtuar disa herë dhe zhvilluar takime me Alabbar që të investonte në Shqipëri. Përzgjedhja e portit aktual të Durrësit është cilësuar nga opozita dhe ekspertë të ndryshëm si një aferë, pasi kompanisë investuese i dhurohet rreth 800 hektarë zonë bregdetare.   Po ashtu ka dyshime edhe se kush do të jetë kompania ndërtuese ku pavarësisht se Alabbar ka nënshkruar marrëvshjen, nuk është kopmania e njohur nën zotërimin e tij “Emmar”, por një kompani tjetër e rregjistruar kohët e fundit pa akepsriencë në këtë fushë. Opozita ka lënë të hapur mundësinë që ligjin ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e vendit dhe njëkohësisht mbajtjen e protestave.

 

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV