VIDEO/ Kosta Rika shokon Japoninë dhe merr tre pikët e para në grup, “buzëqesh” Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme e Kupës së Botës ka nisur me surpriza.

Kosta Rika, pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë ndaj Spanjës, “nxori” mësime dhe triumfoi ndaj Japonisë, ndaj një kundërshtari që mori suksesin e plotë ndaj Gjermanisë.

Skuadra e Keylor Navas triumfoi 0-1 ndaj aziatikëve, me një gol që erdhi në të parën goditje në kuadrat 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa asnjë goditje në portat respektive.

Shumë gjëra ndryshuan në fraksionin e dytë, me Japoninë që dominoi në çdo aspekt, pasi krijoi 10 raste shënimi dhe kishte kontrollin e topit, por nuk ia doli për të gjetur recetën e golit.

Në krahun tjetër, Kosta Rika mendoi më shumë për mbrojtjen dhe me kalimin e minutave, të dyja përfaqësueset menduan më shumë për prapavijën dhe skuadrat u “pushtuan” nga ndjenja e frikës për të mos pësuar.

Në një nga daljet e pakta, skuadra e Suarez gjeti fundin e rrjetës me anë të Fuller në minutën e 81-të duke shtangur japonezët.

Aziatikët vendosën të gjitha mekanizmat në lëvizje për të evituar humbjen, ndërsa në minutën e 88-të, Keylor Navas ishte heroi i përfaqësueses së tij me një pritje të dyfishtë.

Në fund ndeshja u mbyll 0-1 dhe Kosta Rika shijon pikët e para të grupit dhe jo vetëm, pasi tani në këtë grup gjithçka është e hapur, pasi kjo sfidë i jep shpresë Gjermanisë që në mbrëmje do të luajë ndaj Spanjës.

https://youtube.com/shorts/8-rfyqn-nm8?feature=share

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV