VIDEO/ Maroku “shtang” Belgjikën dhe shokon të gjithë, afrikanët marrin tre pikët e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maroku ka shënuar fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përfaqësuesja afrikane ka befasuar të gjithë me një fitore ndaj belgëve në takimin e zhvilluar në ‘Al Thumama Stadium’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me një lojë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën rastet e veta.

Në fakt Maroku e gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja përfaqësueset që patën rastet e veta, por vetëm marokenët gjeten golin.

Goli i parë për Marokun erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1596875421387476999?s=20&t=vTMitThLNyA7AAbbPOydAA

Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1596880130638741504?s=20&t=zyoZd1AVHdhOQLFdu4xY1g

Pas kësaj fitore, Maroku e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Belgjika e dyta me tri pikë.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Belgjika ndeshet me Kroacinë, ndërsa Maroku me Kanadanë.

Të fundit

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Lajme të tjera

Web TV