Begaj bën bashkë politikën në Pallatin e Brigadave, Basha buzagaz mes socialistëve (FOTO)

Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar ceremonia në kuadër të 28 nëntorit.

Pjesë e kësaj ceremonie, kanë qenë eksponentë të ndryshëm duke nisur nga emra të njohur të drejtësisë, gazetarë, politikanë, aktorë, ambasadorë, por më së shumti u vu re prania e figurave politike të PS, si kryebashkiaku Erion Veliaj, apo kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Në mesin e të ftuarëve ishte pio ashtu ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe shumë personalitete të tjera.

Basha dhe Kim kanë qenë shumë të të afërt në këtë takim, teksa janë parë duke shkëmberë batuta dhe të qeshura me njëri-tjetrin.