Magjike/ Ndërtesa më e lartë në botë “vishet” kuqezi, ndriçohet me flamurin shqiptar

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Në pamjet e shpërndara në rrejtin social Instagram, duket se ndërtesa është  “veshur” e gjitha kuqezi.

Këtë mbrëmje, në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.

Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.