Konflikti me armë në degën e PD-së në Kurbin, çudit Noka: Shihni anën pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Partisë Demokratike në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e Policisë. Deputeti Flamur Noka ka komentuar ngjarjen, e në një prononcim të shkurtër për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.

“Duhet ta shohim pozitivisht procesin e primareve, jo kaq negativisht,”– tha Noka.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pasi anëtari i Partisë Demokratikenë Kurbin, Van Rrica, i cili mbështet kandidatin Edmond Shkoza, kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër, Rica qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Të fundit

Pëllumb Pilinçi në Kosovë: Unë do bëj botën të na përulet, Rama pis dhe injorant

Profesori shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi i cili është zotuar për krijimin e një qeverie teknike ka qenë së fundmi i...

Harry Kane ka një synim me Bayern dhe e thotë botërisht në media!

Pasi fitoi trofeun e parë në karrierë me Bayern Munich, që përkon me titullin kampion në Gjermani, sulmuesi anglez Harry Kane shpreson që të...

“O Endri Shabani, o mashkull…”/ Arjan Konomi “shpërthen” ndaj kreut të “Nisma Thurrje

Gazetari dhe shkrimtari Arjan Konomi ka qenë një ndër figurat publike të cilët u rreshtuan krah koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe trokiti në dyert...

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedhjeve...

Deklarata nga Anglia: Rama ka pranuar të marrë të burgosurit shqiptarë

Nigel Farage ka deklaruar se Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania. Lideri i partisë Reform UK...

Lajme të tjera

Web TV