Kurti do marrëveshje deri në fillim të pranverës, BE s’vendos “afate artificiale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i pranverës së ardhshme është afati i fundit kur Kryeministri Kurti do që të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sepse, ashtu thotë se i kanë thënë ndërmjetësit në dialog. Udhërrëfyes deri te caku e do propozimin franko-gjerman. Por BE zyrtarisht thotë se s’ka ndonjë kornizë kohore. Në fushatën e fundit zgjedhore, Albin Kurti, atëherë kandidat për Kryeministër, e hiqte pa mëdyshje dialogun me Serbinë nga prioritetet e tij. Ose, e vendoste në fund të listës. Tani, Kurti i është vënë pas propozimit evropian, deri tash të quajtur franko-gjerman. Ai e sheh këtë plan si rrugën më të shkurtër te një marrëveshje finale me Serbinë. Kryeministri Kurti tha se të hënën e kaluar nuk u pajtua për një marrëveshje, pasi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e kishte hequr nga agjenda propozimin për normalizim të raporteve. Marrëveshja për targat u arrit dy ditë më vonë në Bruksel, e Kurti thotë se teksti i saj ka shumë ndryshime prej të hënës. Sepse aty flitet për negocim të menjëhershëm drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve. “Dakordimi i mbrëmshëm [i të mërkurës] ka një target kryesor dhe kohor. Për negocimin dhe pajtueshmërinë e palëve lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania. E, ajo është sa më shpejt, por jo më vonë se sa fillimi i pranverës 2023, gjë që thuhet në paragrafin e parafundit”, ka thënë Kurti gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës. Paragrafi i parafundit i deklaratës së Borellit në të cilën thirret Kurti, thoshte: “Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të posaçëm të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë. Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”. Kurtit më herët i është kërkuar nga zyrtarë evropianë dhe amerikanë që ta shtynte për së paku 10 muaj zbatimin e vendimit për targat ilegale. Përgjatë kësaj periudhe, ndërkombëtarët shpresonin që të arrihej një zgjidhje. Kryeministri ka thënë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel se nuk ka nevojë për një periudhë aq ta gjatë, pasi ai beson që procesi i dialogimi përfundon më shpejt. “Është shumë mirë që tash gjithçka është përshpejtuar. Unë e di që kam pasur kërkesa nga z. Lajcak për 12 muaj, nga z. Escobar, për 10 muaj. Mirëpo, unë besoj se kjo mund të bëhet dhe po bëhet shumë më shpejt. Nuk ka nevojë për 12 muaj e 10 muaj”. Kurti ka pezulluar zbatimin e vendimit për targat dhe ky pezullim thotë se është i vlefshëm përgjatë periudhës sa negociohet plani franko-gjerman. “Ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të propozimit frankogjerman. Kur të kryhet ky negocim, skadon edhe afati i këtij dakordimi”, ka thënë Kurti. Në një konferencë për media, që Kryeministri e pati javën e kaluar, tha se ndërmjetësit nga BE-ja e kanë propozuar marsin si afatin e fundit për t’u arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. “Afatin mars 2023 nuk e kam shkru unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi ku thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj unë kam shkuar. Për herë të parë kemi afat. Dhe a e dini se çfarë kam kërkuar unë aty? Të jetë shkurti i vitit 2023. Thash pse marsi, pse jo shkurti? Më shpejt më mirë. Jo – tha – nuk bën shkurti, marsi. Iu thash shkurti, ata thanë marsi. Hajt po e lëmë marsin. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt”, tha Kurti.

Lexo edhe :  KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para

Por, BE, zyrtarisht nuk pranon se ka ndonjë afat për përfundimin e bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes. “Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara” ka thënë zëdhënësi I BE-së Peter Stano. “Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Evropian do të bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën evropiane”, shtoi Stano. Kurti në fillim të javës së kaluar e kishte lidhur refuzimin e një ujdie për targa me mungesën e marrëveshjes mbi bazën e planit franko gjerman në tekstin që e kishte ofruar BE. Por, në në një intervistë që I dha gazetës gjermane Frankfurter Allgemaine Zeitung ai tha se arsyeja që e kishte pranuar më vonë marrëveshjen ishin disa informata të Ambasadorit Hovenier për Veriun, të cilat nuk I zbuloi. Kryeministri javët e fundit, para arritjes së darkordimit për targat, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, po e përdor çështjen e targave si pretekst për ta tensionuar situatën në veri, duke i shtyrë serbët lokalë të largohen nga institucionet. Sipas Kurtit, arsyeja e vërtetë e orkestrimit të tyre është refuzimi që Vuçiq ia ka bërë planit franko-gjerman. “Unë e thash shumë qartë, nuk është për të mos e pranuar, por për ta maskuar refuzimin e planit. Pra, ata e kanë refuzuar planin, e kanë refuzuar propozimin. Dhe, tani i bëjnë këto drama…”, ka thënë Kurti në fillim të nëntorit, kur serbët braktisën institucionet publike. Gazeta Express

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV