Përfundon grupi A/ Kualifikohen Holanda dhe Senegali, bie në ndeshjen e fundit Ekuadori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rezultat 2-0, Holanda ka triumfuar përballë Katarit dhe është kualifikuar në fazën me eliminim direkt si lidere e grupit.

Cody Gakpo mori një top të bukur nga Davy Klaassen, krijoi hapësirë dhe e zhbllokoi rezultatin (26’).

Porsa filloi gjysma e dytë (49’), Frenkie de Jong ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shfrytëzuar një top të kthyer për dyfishimin e epërsisë.

Në vazhdim realizoi edhe Steven Berghuis, mirëpo goli u anulua pas konsultimit të VAR-it për shkak të prekjes së topit me dorë.

Në sfidën tjetër, Senegali mposhti Ekuadorin duke marrë vendin e dytë në grup pas Holandës.

Në minutën e 42-të, Senegali fitoi penallti, kur Ismaila Sarr u rrëzua në zonë nga Piero Hincapie.

Sarr mori për sipër për të gjuajtur penalltinë dhe ishte i saktë për 1-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Ekuadorin, që tentonte të barazonte rezultatin.

Këtë gjë e arriti në minutën e 68-të, kur Moises Caicedo shënoi për 1-1.

Por vetëm pas dy minutash kapiteni i Senegalit, Kaulidou Koulibaly shënoi për 2-1.Must See: 'The perfect response!' - Senegal leapfrog Ecuador with Koulibaly's goal - Video - TSN

Në minutën e 83-të, Boulaye Dia, ka mundur të mbyll ndeshjen, por nuk ishte i saktë nga një pozitë e mirë.

Në fund Senegali arriti të fitojë dhe të shkojë në kuotën e gjashtë pikëve, duke u bërë kombëtarja e parë nga Afrika që siguron një vend në mesin e 16-të më të mirave.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV