“Zot na ruaj!”/ Festa e ‘shqipeve të Londrës’ për Pavarësinë bezdis politikanin britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikani britanik, Nigel Farage duket se është shqetësuar nga festimet e shqiptarëve në Londër për Pavarësinë.

Ai ka publikuar një video në twitter, ku shqiptarët shihen në makina me flamurin e Shqipërisë, apo disa vajza duke vallëzuar me rroba popullore, teksa politikani shkruan “Zot na ndihmo”.

“Kjo ishte mbrëmë në Londër. Zoti na ndihmoftë” shkruan ai në postimin e tij. Politikani videon e ka ripostuar nga gazetari britanik, Calvin Robinson.

E ky postim me nota ironie dhe racizmi nuk mund t’i shpëtonte shkrimtares shqiptaro-britanike Lea Ypi, e cila ka ripostuar shkrimin e Farage dhe me batutë shkruan “Zoti është në Katar duke u përpjekur të ndihmojë Uellsin”.

Kujtojmë që Nigel Farage është ndër politikanët britanikë që ka sulmuar shqiptarët vazhdimisht, sidomos për emigracionin. Madje ai është një nga politikanët që nxiti “Brexit”, pasi lider i Partisë Brexit nga 2019 në 2021.

Të fundit

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Lajme të tjera

Web TV