Aksidentohet autobusi i ‘Tiranës së Re’ në kryeqytet, panik tek pasagjerët

Një autobus i linjës së “Tiranës së Re”, ka shkaktuar panik tek pasagjerët pasditen e së enjtes pasi është përplasur me një bordurë.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun e krijuar pas aksidentit.