Lajmi i mirë/ Nënat e papuna që rrisin 3 ose më shumë fëmijë, do t’u njihen si vite pune!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grave të papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën një milion lekë të vjetra në muaj, periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare do njihet si periudhë sigurimi.

Kjo masë, vjen për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Kontributet e sigurimeve shoqërore për degën e sigurimit të pensioneve dhe degën e sigurimit të barrëlindjes do paguhen në nivelin e pagës minimale në shkallë vendi.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, Shërbimi Social Shtetëror përcakton listën e grave që përfitojnë mbrojtje të veçantë dhe çdo muaj llogarit dhe kryen pagesën e kontributeve, sipas parashikimeve të ligjit nr.9136, datë 11.9.2003.

V E N D I M PËR NJË MBROJTJE TË VEÇANTË NGA SHTETI PËR GRATË E PAPUNA ME TRE APO MË SHUMË FËMIJË TË MOSHËS DERI NË 18 VJEÇ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 58, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Grave të papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj, periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje.

Kontributet e sigurimeve shoqërore për degën e sigurimit të pensioneve dhe degën e sigurimit të barrëlindjes paguhen në nivelin e pagës minimale në shkallë vendi.

Shërbimi Social Shtetëror përcakton listën e grave që përfitojnë mbrojtje të veçantë dhe çdo muaj llogarit dhe kryen pagesën e kontributeve, sipas parashikimeve të ligjit nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të udhëzimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe çështjet sociale.

Lexo edhe :  Rama në Greqi/"U kërkua që në prill", gazetari shqiptar në Athinë: Mund të ketë incidente

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2023.

Të fundit

Von der Leyen: Nëse Putin ndal bombardimet, negociatat janë të mundshme

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir...

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin...

Ekzekutimi i efektivit në Fier, reagon drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën, vrasësin e 28 vjeçarit Novruz Cenalia. "Policia e...

U betua në emër të Maqedonisë! Edhe Bullgaria reagon ndaj presidentes Davkova

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje...

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet. Në një prononcim për...

Lajme të tjera

Web TV