Procesi i Berlinit, Begaj: Gjermania, partneri ynë kryesor për politikën e jashtme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Begaj u shpreh se Gjermania me anë të procesit të Berlinit ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur.

Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar.”- tha Begaj.

Edhe homologu i tij gjerman, Steinmeier u shpreh se është përgjegjësia e Gjermanisë të përshpejtojë integrimin evropian duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vetë për të mbështetur edhe në reformën elektorale. Është perceptuar qartësisht që ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin evropian. Duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe mos të jenë thjesht politike.”- tha presidenti gjerman.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV