Katër herë kampionët e botës në futboll, Gjermania, është eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës përkundër fitores (4-2) ndaj Kosta Rikës në raundin e fundit.
Një pasim të mirë nga David Raum e shfrytëzoi Serge Gnabry, i cili zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e vetëm në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Kosta Rika përmbysi gjithçka me golat e Yeltsin Tejeda (58’) dhe Juan Pablo Vargas (70’).
Në vijim doli në skenë sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të të takimit.
Ai realizoi dy gola (73’ dhe 85’) falë asistimeve nga Niclas Fullkrug dhe Serge Gnabry për ta rikthyer epërsinë e gjermanëve.
Një gol në minutat shtesë e realizoi edhe Niclas Fullkrug (90’+1) pas asistimit nga Leroy Sane.
Mirëpo, përkundër kësaj fitoreje, Gjermania mbeti e treta në renditje me pikë të barabarta me Spanjën (nga katër) që u mposht nga lideri i Grupit E, Japonia.
https://youtu.be/cimCGLzomdQ