Zbardhet vrasja e Mario Mukës në Gjermani, arrestohen dy autorët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë arrestuar dy autorët e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar Mario Muka në Gjermani.

Vetëm dy ditë pas krimit të ndodhur në Gjermani, autoritetet kanë vënë në pranga autorët që janë gjithashtu shqiptarë. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 20 dhe 26 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë zbardhur ende.

Të rinjtë, të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia. Por, pas verifikimeve ka rezultuar se ata janë ekzekutorët e Mukës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Muka u vra mbrëmjen e ditës së hënë, më 28 nëntor në Krefeld. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018.

Të fundit

Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Avokati Spartak Ngjela kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje. Një...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 34 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Tetë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si...

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes...

“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Teknik

Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën e sotme ka qenë edhe...

Lajme të tjera

Web TV