Historike/ Koreja e Jugut mposht Portugalinë dhe kalon në fazën e 1/16

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugalia mposhtet në ndeshjen e fundit të Grupit H ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-1.

Koreano-jugorët nuk u dorëzuan kurrë edhe pse kaluan të parët në disavantazh ndërsa falë këtyre tre pikëve janë ata që kalojnë në raundin pasardhës pikërisht falë golavarazhit duke lënë jashtë Uruguain. Nga ana tjetër, Portugalia nuk rrezikon asgjë pasi ruan vendin e parë me gjashtë pikë.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Portugalia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme teksa gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e pestë me anë të Horta. Ky i fundit u lirua nga kundërshtarët dhe pas një pasimi të Dalot në zonë, nuk gaboi. Luzitanët i patën shanset edhe për të dyfishuar, megjithatë me kalimin e minutave, Korea e Jugut e mori veten dhe në të 27-tën barazuan shifrat pasi shfrytëzuan një goditje këndi. Me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, Korea e Jugut u shfaq më kërkuese në kërkim të golit të avantazhit, por portieri Costa i mohoi festën. Megjithatw, nw minutwn e parw shtesw, njw kundwrsulm i Son bwri diferencwn teksa lojtari i Tottenham pasoi pwr Hee-Chan qw nuk fali para portierit Costws dhe i dhuroi kualifikimin tw tijve.

Kështu, Portugalia dhe Korea e Jugut kalojnë për më tej dhe në fazën e 1/8-tave, luzitanët do të përballen me vendin e dytë të Grupit G (Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni), ndërsa koreano-jugorët luajnë me vendin e dytë të Grupit G.

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV