Vrasja e gruas shtatzënë/ Mjeku tregon nëse mund të shpëtohej foshnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi, për të shpëtuar foshnjen e saj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Bimbashi u shpreh se koha për të ndërhyrë ishte vetëm 7 minuta, pasi aq është koha që një foshnja të mund të dilte i gjallë, pas vdekjes së 30-vjeçares.

Megjithatë, Bimbashi nënvizoi se teorikisht, foshnja mund të shpëtohej.

“Në raste të tilla, që shpresojmë të jenë të rralla dhe të jetë i fundit natyrisht, mendoj që ndërhyrja e mjekëve nga ana praktike do ishte e pamundur. Duhet të kemi parasysh që kjo histori është 7 minuta.

Llogarite tani që nuk është e thjeshtë që nga oborri i spitalit, të bëhet një ndërhyrje e tillë për të shpëtuar jetën. Në 7 minuta nuk kemi çfarë gjykojmë më sepse nëna është e vdekur, nuk ka nevojë për narkozë, mjafton të nxjerrësh foshnjën. Teorikisht, them edhe një herë që është e mundur”, theksoi ai.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili më 30 nëntor.

Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

 

Të fundit

Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Një formë e veçantë e të bërit fishatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9...

“Klasikja” moderne e Championsit, statistikat e përballjes Real Madrid-Manchester City

Goglat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Reali i Madridit do të përballet me Manchester Cityn në “play off” në Ligën e Kampioneve, duke...

Protesta para Bashkisë/ Policia procedon Belind Këlliçin, Tedi Blushin dhe Klevis Balliun

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i qytetarëve solli bllokimin...

Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stafetën e...

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV