Berisha: Samiti i 6 dhjetorit i bekuar nga mikpritja e popullit opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka pohuar se samiti i BE në Tiranë më 6 dhjetor do të mirpritet nga populli opozitar, nuk u tërhoq nga fakti se protesta e tyre do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai tha se policia do të bëjë zgjedhjen e gabuar nëse ndalon protestuesit.

“Samiti i 6 dhjetorit është ngjarje e jashtëzakonshme historike për arsyet që vijojnë; së pari Europa i bën të qartë duke u mbledhur në Tiranë, Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saj dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë të papranueshme. Mesazhi i këtij samiti i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim. Por nga ana tjetër ky samit është i bekuar, pasi i jep mundësi popullit opozitar t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë përfaqëson mikpritësi i tyre. Ai qëndron mbi drogën, krimin dhe votën e vjedhur. S’do kishte rast më priam se ky rast para 1 mijë gazetarëve në botë dhe udhëheqësve të botës. Në këtë kontest Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, e drogës, një fantazmë që bredh nga samiti në samit. Ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët.

Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhemi. Nuk kemi asnjë ndërmendje, pasi jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve. Ne jemi zotër në qytete. Mjerë Rama dhe Çuçi. Demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se furimi i të zezave është në Surrel. E dinë mirë, se nga ata burojnë të zezat e vendit. Por protesta është në qytet. Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon.”, tha Berisha.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV