Historia e plotë e krijimit të trofeut të Kupës së Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selia e GDE Bertoni është një ndërtesë e vogël e vendosur në një zonë industriale në Paderno Dugnano, një qytet në periferi të Milanos në Italinë veriore.

Objekti ka dy kate me zyra dhe punishte dhe dhjetë punonjës. Kompania është një nga dhjetëra mijëra kompanitë e vogla dhe të mesme që formojnë shtyllën kurrizore të ekonomisë italiane dhe kontribuojnë në bërjen e vendit një nga më të prosperuarit në botë.

Pikërisht këtu, për 50 vitet e fundit, ata kanë prodhuar një nga artikujt më të famshëm në planet – trofeun e Kupës së Botës.

Në fillim të viteve 1970, pasi Brazili fitoi trofeun “Jules Rimet” për herë të tretë në Kupën e Botës në Mexico City kundër Italisë, filloi historia e trofeut më të famshëm në botë.

Sipas rregulloreve të FIFA-s në atë kohë, tre fitore në kampionatet e viteve 1958, 1962 dhe 1970 nënkuptonin që brazilianët do ta merrnin trofeun “Jules Rimet” në shtëpi, në vend që ta kthenin në selinë e FIFA-s në Zyrih, siç kishte ndodhur më parë.

Kupa “Jules Rimet” ishte kalimtare derisa një ekip të fitonte tre herë titullin kampion bote. Brazili ia doli ta bëjë këtë në vitin 1970, kështu që trofeu u bë pronë e tyre e përhershme. Ai ishte në ambientet e Federatës së Futbollit të Brazilit për 13 vite.

Më pas FIFA kuptoi nevojën për hartimin dhe prodhimin e një kupe të re dhe nisi një konkurs ndërkombëtar në të cilin mbërritën 53 kopje nga e gjithë bota.

Midis tyre ishte një shembull i projektuar nga skulptori milanez Silvio Gazzaniga, drejtori artistik i kompanisë Bertoni, e cila vlerësohet shumë edhe sot, edhe gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

“Ideja për këtë kupë erdhi nga ai dhe gjyshi im, Eugenio Losa”, tha Valentina Losa, CEO e Bertonit, një biznes familjar i gjeneratës së katërt, i themeluar në fillim të viteve 1900.

“Fillimisht, dizajni tregonte dy portierë duke ngritur krahët dhe duke mbajtur topin mbi kokë. Pas diskutimeve të ndryshme, skica e skulpturës u ndryshua dhe dy portierët u zëvendësuan nga dy engjëj të fitores. Dhe në vend të topit, u vizatua globi”, tha Losa.

Lexo edhe :  Mbappe u jep fund polemikave: “Jap jetën për Francën, asnjë krisje me Deschamps”

U zgjodh kopja Gazzaniga, pra kompania Bertoni dhe kombëtarja e Gjermanisë Perëndimore ishte skuadra e parë që fitoi këtë trofe në Kupën e Botës 1974.

Brenda punishtes, punonjësit kujdesen për prodhimin e trofeve. Fillimisht goditet me çekan, bluhet dhe më pas lëmohet. Më pas, duke kaluar nga duart e një punëtori në duart e tjetrit, ngjyhet me sodë buke dhe zhytet në tretësira të ndryshme të lëngshme.

Në fund llakohet. Kupa është e gjatë 38 centimetra dhe peshon 6.2 kilogramë.

“Ka vetëm një kopje origjinale të trofeut të Kupës së Botës që i mbetet FIFA-s. Ai trofe i shkon skuadrës fituese gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pas finales. Është prej ari 18 karatësh dhe i kthehet FIFA-s, e cila më pas ia kthen me gdhendjen e emrit të ekipit fitues në diskun më poshtë menjëherë pas ndarjes së çmimeve”, shpjegoi Losa dhe shtoi:

“Ekipi fitues merr një kupë kopje, jo prej ari, por prej bronzi të artë, me emrin e gdhendur në të”, tha Losa.

Botërori 2022 po mbahet aktualisht në Katar, ku ka edhe një kopje të trofeut, gati për kombëtaren që fiton turneun pas finales së 18 dhjetorit.

Por në Bertoni, i cili prodhon gjithashtu trofe për UEFA Europa League, UEFA Super Cup dhe trofeun e Champions League, punëtorët tashmë po punojnë për prodhimin e trofeut për Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika.

Një unazë ari në fund të kupës midis disqeve të malakitit të gjelbër mban mbishkrimin “FIFA World Cup 2026”.

“Do ta prezantojmë së shpejti kur të përfundojë ky Botëror”, tha Losa.

Kjo kompani italiane prezanton gjithmonë trofeun e fituesit të Kupës së Botës katër vjet më herët.

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV