Samiti BE në Tiranë/ Kryeministri Edi Rama në pritje të liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Italia’ dhe është në pritje të liderëve europianë që vijnë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Dita e sotme është historike për vendin tonë, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një samit i përmasave të tilla nuk është organizuar asnjëherë në vendin tonë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europainë. Madje është hera e parë që ky samit do të zhvillohet jashtë një vendi të unionit.

Temat kryesore për të cilat do të diskutohen në samit, ku mësohet se fokusi do të jetë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.