VIDEO/ Liderët e BE-së zbarkojnë në këmbë në rrugët e Tiranës

Liderët europianë kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Këto janë pamjet që tregojnë liderët e Bashkimit Evropian teksa ecin në rrugët e Tiranës për të shkuar në vendin ku do të zhvillohet Samiti, në Hotel Marriot në stadiumin ‘Air Albania’.

Ajo që vihet re është afrimiteti i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Të dyja komunikojnë gjatë gjithë rrugës me njëra-tjetrën. Në bisedë ju bashkohet dhe Majlinda Bregu.