“Është për të vënë kujën! Po ikën truri”/ Çfarë paralajmëron Edmond Tupe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Edmond Tupe ka komentuar situatën ekonomike në vendin tonë dhe emigrimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit.

Nënjë intervistë në News 24 ai deklaroi se të rinjtë janë të detyruar të largohen ndërsa shtoi se po të ishte edhe njëherë i ri do të kishte emigruar për një te jetë më të mirë.

“Të rinjtë janë ë detyruar të emigrojnë. Edhe unë po të kisha qenë edhe njëherë i ri do të kisha emigruar.  Kjo më sjell imazhet e shtëpive të shkatërruara në Ukrainë. Më çon në Ukrainë. Vdesin njerëz atje. Edhe këtu vdesin shpirtërisht njerëz.

Ky imazh është tronditës. Këtu mbretëron arbitrariteti. Kur je në majë të kalit dhe nuk do të zbresësh, çfarë është një zog i vogël që ti e shkel me kalë?! E kam të vështirë të jap këshilla sepse më dhemb ky vend që po zbrazet. Po zbrazet nga rinia dhe nga truri. Është katastrofë. Ikin fëmijët. Kjo është për të vënë kujën. Për të shkulur flokët. Kur kemi një qeveri të pandjeshme, një kryeministër të pandjeshëm.

Nuk ka empati, madje kam frikë se nuk ka as simpati. Kur shoh se çfarë po bëhet me gjuhën shqipe edhe në gojën e atij që sillet si dashnor i gjuhës shqipe. Shqipja do të bëhet si gjuha amerikane me ca terma të një vendi të quajtur dikur Shqipëri. Nuk kemi parë vërtetë asgjë. Ky është realiteti. Është i hidhur”, deklaroi ai.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV