Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa i cilëson liderët europianë si ‘Perënditë e BE-së’, kryeministri Edi Rama nga Brukseli thotë se i dha buzëqeshje gjatë mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Sipas Ramës, ata ishin më mirë se sa kur mblidhen në kryeqytet e mëdha e depresive.

“Është momenti për të mos rënë dakord me Steven. Kur dikush më pyeti, çfarë Shqipëria mund t’i sjellë Europës? I thashë mund të sjellim buzëqeshje dhe dje sollëm buzëqeshje. I patë fytyrat e tyre dje? Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet depresive e të mëdha. E bukur ishte fotoja në grup dhe dëgjoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur. Dukej sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjërat e mira që i dhamë dje BE. Për të folur për buzëqeshjen, është më e thellë se ajo që duket. Ne kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë”, tha Rama.

Të fundit

Përfundon rinumërimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, ja çfarë rezultoi

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Raportohet se...

Mbeti jashtë Parlamentit/ Monika Kryemadhi i futet kinemasë, shfaqet videoja e parë

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar së fundmi në rrjetet...

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk publikon fletën e analizave (FOTO)

Elon Musk ka hedhur poshtë pretendimet e përdorimit të drogës pas disa raporteve mediatike që sugjeronin se ai mund të ketë përdorur ketaminë gjatë...

Çfarë është “Pizza Index” dhe si paralajmërohen zhvillimet e mëdha botërore

Si mund të parashikohen ngjarjet e mëdha globale nga porositja e picave? Duket se ka një teori dhe për këtë, dhe ndryshe nga teoritë...

Nuk paguajnë detyrimet/ DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore

256,741 mjete rezultojnë debitore, pasi nuk paguajnë detyrimet për taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit deri në muajin qershor 202, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të...

Lajme të tjera

Web TV