“Vaji i ullirit shqiptar do eksportohet në Itali”/ Krifca jep lajmin e mirë për fermerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca është pritur të mërkurën në Itali nga ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit, Francesco Lollobrigida.

Takimi vjen pas bisedimeve pozitive mes kryeministrit Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë këtë fillim jave.

Ministrja e Bujqësisë sqaron se gjatë takimit u diskutuan mundësiet e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun Italian dhe lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime.

Takimi mes dy ministrave solli në diskutim dhe rritjen e potencialit të bashkëpunimit për ullirin, një kulturë që ka mjaft zhvillim në vendin tonë vitet e fundit shoqëruar me prodhim të mbarë dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese për vajin e ullirit. Ministri italian Francesco Lollobrigida theksoi se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane.

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV