Aksioni “Blic” i Rrumbullakut për kapjen e personave në kërkim, mbyllet me dështim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Përmes një aksioni “Blic” të zhvilluar mesnatën e djeshme, Policia e Shtetit, synonte të kapte në befasi dhe arrestonte disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vend, që rezultojnë të jenë shpallur në kërkim me vendim gjykate.

Mësohet se kontrollet policore mbi dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik, nuk janë mbështetur në një vendim gjykate konkrete, por gjithçka është bazuar në një urdhër të sigluar sekret.

Urdhëri për aktivizimin në teren të grupeve të reparteve speciale si RENEA dhe FNSH, është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkonte nga policia Kriminale dhe dy repartet speciale, të kryhej brenda natës së djeshme kontrolli i disa banesave.

Qëllimi ka qënë kapja e elementëve kriminalë të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Golden Bullid” por jo vetëm.

Pasi forcat RENEA dhe FNSH, mesnatën e djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje. Por nga kontrolli i shtëpive nuk është arritur të gjendet asnjë nga personat e kërkuar.

Njëherësh kontrolle policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj dhe personave të tjerë të botës së krimit, por pa rezultat.

Mësohet se disa kontrolle banesash janë kryer edhe për arrestimin e Festim Qolit në qytetin e Durrësit dhe personit tjetër të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja. Të gjitha kontrollet e kryera në Durrës, nuk kanë qënë produktive për policinë.

Lexo edhe :  Formimi i kabinetit qeveritar, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së zbarkon në Kryeministri

Gjithashtu kontrolle në disa shtëpi RENEA dhe FNSH-ja, i ka kryer në mesnatë në Elbasan dhe Çërrik. Me shpresën për kapjen e Kamer Mehjas, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çelës, Talo Çelës dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe disa baza të tyre, por pa rezultat. Asnjë nga objektivat e policisë nuk është gjendur qoftë në banesat e tyre dhe qoftë në shtëpitë e tjera, ku mendohej se ata fshiheshin.

I vetmi qytet ku policia dhe grupet e FNSH, kanë dalë me arrestim ka qënë Vlora. Pikërisht në këtë qytet, është arrestuar në banesën e tij, Sali Zeneli, personazh i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike”, mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Manaj.

Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbëritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV